Ligjvënësi më i lartë i Rusisë i jep të drejtë Gazpromit për ndërprerjen e gazit për Bullgarinë dhe Poloninë

Evropë

Ligjvënësi më i lartë i Rusisë i jep të drejtë Gazpromit për ndërprerjen e gazit për Bullgarinë dhe Poloninë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 10:05
Vladimir Putin dhe Vyacheslav Volodin

Ligjvënësi më i lartë në Rusi ka thënë se gjiganti rus i gazit Gazprom mori vendimin e duhur për pezullimin e plotë të furnizimit me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë.

Vyacheslav Volodin, i cili është kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, shkroi në kanalin e tij Telegram se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë me vendet e tjera “jomiqësore”, shkruan BBC.

Kujtojmë, se gjigandi rus i energjisë Gazprom ka njoftuar të mërkurën se ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, për shkak të mungesës së pagesave në rubla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat