Macron sulmohet me domate nga protestuesi

Evropë

Macron sulmohet me domate nga protestuesi

Më: 27 prill 2022 Në ora: 14:56
Emmanuel Macron

Një protestues ka hedhur domate ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, gjatë ecjes së tij të parë për fitoren zgjedhore në Francë.

Presidenti i rizgjedhur po takonte votuesit në një treg në Cergy, në veriperëndim të Parisit, kur ai u vu në shënjestër.

Pjestarët e sigurimit hapën një ombrellë dhe Macron ngriti duart mbi kokë, ndërsa përpiqeshin të ndalonin domatet që binin mbi të.

Presidenti dëgjohej duke thënë ‘nuk është serioze’, para se të largohej nga truprojat e tij.

Ishte hera e parë që Macron doli në rrugë që nga votimi i së dielës. Ai zgjodhi rajonin ku mori më pak vota se kandidati i krahut të majtë, Jean-Luc Mélenchon, në raundin e parë, raporton DailyMail.

Fitorja e tij do të zyrtarizohet sot dhe më pas ai do të mbajë një mbledhje të kabinetit përpara se të caktojë një datë për ceremoninë e tij të inaugurimit, e cila duhet të mbahet deri më 13 maj.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat