Skemat e vizave të Britanisë së Madhe për refugjatët ukrainas 'rrisin rreziqet e trafikimit dhe shfrytëzimit'

Evropë

Skemat e vizave të Britanisë së Madhe për refugjatët ukrainas 'rrisin rreziqet e trafikimit dhe shfrytëzimit'

Nga: H.O. Më: 29 prill 2022 Në ora: 06:20
Ilustrim

Skemat e vizave të Britanisë së Madhe për refugjatët ukrainas "u mungojnë qartësia, burimet dhe përgjegjësia" dhe po rrisin rrezikun e trafikimit dhe shfrytëzimit, sipas një raporti.

Më shumë se 100 ekspertë kanë nxjerrë në pah "inmplikimet shqetësuese" të përgjigjes së bazuar në viza të MB-së, duke thënë se ata po përpiqen të kuptojnë sistemin "kaotik, të fragmentuar dhe konfuz".

Në një raport të prodhuar nga ekspertët në UCL për Komisioneren e Pavarur kundër Skllavërisë, Dame Sara Thornton, kërkesa për vizë konsiderohet gjerësisht si krijimi dhe rritja e rreziqeve të trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore.

Një zëdhënës i qeverisë tha: "Si përgjigje ndaj pushtimit barbar të Putinit, ne filluam një nga skemat më të shpejta dhe më të mëdha të vizave në historinë e MB. Janë dhënë 86,000 viza me mbi 27,000 ukrainas që kanë mbërritur të sigurtë në MB.

"Falë ndryshimeve që bëmë për të përmirësuar sistemin, mijëra viza jepen çdo ditë, por është e drejtë që të kryhen kontrolle sigurie si për aplikantët ashtu edhe për sponsorët për t'u siguruar që ukrainasit që ikin nga lufta dhe sponsorët janë të mbrojtur."

Sipas skemës, këshillat duhet të bëjnë të paktën një vizitë personalisht në shtëpinë e një sponsori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat