Greqia është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë pasditen e sotme.
Mediat bëjnë me dije se lëkundja është regjistruar në Kretë në orën 16:00.
Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka pasur një thellësi fokale 5 km ndërkohë që epiqendra e tij ka qenë 9 km në verilindje të Miamos Heraklion.
Muajt e fundit Greqia është kthyer në një epiqendër tërmetesh të njëpasnjëshme.