Senatori amerikan, Chris Murphy, në një shkrim ka treguar për përshtypjet e tij gjatë vizitës katërditore që së fundi e ka bërë në Ballkan.
Murphy kur flet për Sarajevën tregon një detaj interesant ku thotë se ai së bashku me dy homologët e tij mbeten gojëhapur teksa gjatë fillimit të takimit Dodik dhe udhëheqësit kroatë e boshnjakë fyenin e ankoheshin në njëri-tjetrin.
Për senatorin amerikan, kjo tregonte qartësisht se ata ishin të interesuar për përkeqësimin e krizës ekzistuese në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Përgatitja jonë për takimin kishte pak rëndësi. Dodik bashkë me udhëheqësit boshnjakë e kroatë ishin më të interesuar të shtyheshin me njëri-tjetrin sesa të bënin dialog me ne”.
“Ne u përpoqëm t’u shpjegonim atyre se si Amerika ka luftuar prej kohësh me të njëjta çështje me të cilat përballet Bosnja”, ka shkruar Murphy.
Ai, tutje thotë se nga takimi u larguan të shqetësuar për stabilitetin afatshkurtër të Bosnjës, vend të cilin ai e konsideron të rëndësishëm.
Kujtojmë se senatori Murphy bashkë me dy homologët e tij amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis gjatë turit ballkanik ishin për vizitë edhe në Prishtinë, ku kryeqyteti kosovar për të është ndër më të preferuarit.