Ministri danez i Drejtësisë, Nick Hakkerup dha dorëheqjen nga posti i tij dhe do të tërhiqet nga politika.
”Po jap dorëheqjen edhe nga posti i deputetit”, tha ai në një postim në Facebook.
Hakkerup do të merr postin si drejtor i shoqatës daneze të birrës “Bryggeriforeningen”, më 1 qershor.
Ai tha se largimi i tij nga politika nuk duhet parë si shenjë pakënaqësie duke shtuar se qeveria kishte arritur shumë suksese, për të cilat ai është krenar.
”Puna jonë e përbashkët ishte e shkëlqyer”, tha ai, por shtoi se po kërkonte një sfidë të re.