Vuçiqi shkon në Greqi, kjo është arsyeja

Evropë

Vuçiqi shkon në Greqi, kjo është arsyeja

Më: 3 maj 2022 Në ora: 09:19
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Greqi, ku do të marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandropoli.

Brukseli zyrtar thotë se ndërtimi i këtij terminali do të ndihmojë Bashkimin Evropian të zvogëlojë varësinë e tij nga gazi rus sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Tanjug, ndërtimi i një terminali të ri të gazit do të përmirësojë furnizimin me gaz dhe infrastrukturën në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Projekti do të sigurojë burime dhe rrugë të reja për furnizimin me gaz natyror dhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit në Greqi, Bullgari dhe vende të tjera në rajon, tha Këshilli Evropian.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ai i Bullgarisë Kiril Petkov dhe shefi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat