Ukraina pretendon se dronët kanë fundosur një anije ruse

Evropë

Ukraina pretendon se dronët kanë fundosur një anije ruse

Nga: H.O. Më: 8 maj 2022 Në ora: 08:24
Ilustrim

Autoritetet ushtarake në Kiev kanë pretenduar se një nga dronët e tyre fundosi një anije të dytë ruse në Detin e Zi si pjesë e ofensivës së tyre në ishullin e gjarpërinjve.

Pretendimi ukrainas se kishte shkatërruar një tjetër anije ruse – pas fundosjes së anijes luftarake Moskva në Detin e Zi muajin e kaluar – u shoqërua me pamje që tregonin atë që thuhej se ishte një goditje nga një dron Bayraktar në një anije të ankoruar në ishullin e gjarpërinjve.

“Parada tradicionale e flotës ruse të Detit të Zi më 9 maj të këtij viti do të mbahet pranë ishullit të gjarpërinjve – në fund të detit”, shkroi në Twitter Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Ishulli i gjarpërinjve, i vendosur rreth 35 kilometra (20 milje) larg bregut, u shfaq në një incident të paharrueshëm në fillim të luftës, kur rojet kufitare ukrainase të vendosura atje kundërshtuan urdhrat rusë për t'u dorëzuar, me sa duket duke përdorur gjuhë shumëngjyrëshe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat