Zelensky: Rusia do të humbasë sepse e keqja humbet gjithmonë

Evropë

Zelensky: Rusia do të humbasë sepse e keqja humbet gjithmonë

Nga: H.O. Më: 9 maj 2022 Në ora: 06:52
Volodymyr Zelensky

Në prag të Ditës së Fitores, ndërsa lufta po shpërtheu në vendin e tij, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Rusia "kishte harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore", shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ai tha se e gjithë bota e lirë mund të shihte se Ukraina ishte "pala e së mirës në këtë luftë", duke shtuar se Rusia "do të humbiste sepse e keqja humbet gjithmonë".

Udhëheqësit perëndimorë përdorën gjithashtu rastin e Ditës së Fitores për të denoncuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Presidenti rus Vladimir Putin "po shkonte kundër vlerave për të cilat kaq shumë njerëz luftuan dhe vdiqën".

Dhe udhëheqësit e grupit G7 thanë se veprimet e Putinit sollën "turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat