Një person ka vdekur sonte kur një tren pasagjerësh doli nga binarët pranë Vjenës, njofton Kryqi i Kuq.
Dy persona të tjerë u lënduan rëndë dhe 11 të tjerë morën plagë të lehta, tha një zëdhënës i Kryqit të Kuq.
Aksidenti ka ndodhur në jug të kryeqytetit austriak, në zonën e qytetit të Muenchendorf.
Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit.