Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis iu kundërpërgjigj deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se nuk dëshironte kurrë më të fliste me të.
Nga forumi i Davosit, Micotaqis tha se është i vendosur për të mbrojtur të drejtat sovrane të Greqisë.
Ai tha se Turqia po sillet si një vend revizionist, me një sjellje krejtësisht të papranueshme.
Erdogan i bëri deklaratat pak ditë më parë, pasi tha se Micotaqis i kishte këshilluar Shtetet e Bashkuara të mos i shisnin më avionë ushtarakë Turqisë.
Po ashtu, Erdogan kritikoi Greqinë që nuk po i dorëzon turqve, Gylenistët e akuzuar për grushtin e shtetit të vitit 2016.