Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, do të shkojë të hënën në Beograd.
Në këtë vizitë, ajo do ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.
Sipas tyre, tema kryesore e bisedës do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë si dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
.