Një avion i vogël sportiv Cessna 182, i zhdukur dje në zonën e gjerë të Slunjit në Kroaci, është gjetur sot dhe asnjëri nga udhëtarët në bord nuk ka mbijetuar.
Cessna 182 po fluturonte nga drejtimi i Splitit për në Gjermani me katër udhëtarë në bord kur u zhduk dje nga radarët, sipas Departamentit të Policisë së Karlovcit.
Mediat kroate raportojnë se për gjetjen e fluturakes ishin angazhuar 400 persona, duke përfshirë edhe dronë.
Tash për tash nuk janë bërë të ditur më tepër detaje lidhur me ngjarjen tragjike.