Tetë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik në Turqinë perëndimore.
Viktimat dhe të plagosurit po udhëtonin për të shkuar në një dasmë, raporton noa.al duke cituar agjencinë turke të lajmeve DHA.
Tragjedia ndodhi kur një minibus që transportonte dasmorë, u përplas kokë më kokë me një cisternë furnizimi qumështi.
Pasagjerët e minibusit, i cili u nis nga Dursunbey në Turqinë perëndimore, po shkonin në një dasmë në Balikesir, një distancë prej gati 80 km, kur dy automjetet u përplasën kokë më kokë, thanë autoritetet.
Mes viktimave ishin 2 fëmijë 5 dhe 13 vjeç si dhe burra e gra kryesisht në moshë të re.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/11/auto_62a477ad50acca1f68a5dd201654982360.jpeg)