Përplasja fatale detare në Suedi sjell dënimin e përgjegjësit britanik

Evropë

Përplasja fatale detare në Suedi sjell dënimin e përgjegjësit britanik

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Në imazhe shihen skenat e një përplasjeje fatale mes 2 anijeve daneze e britanike pranë brigjeve të Suedisë në fund të vitit të shkuar.

Sot një gjykatë daneze dënoi një marinar britanik me 18 muaj burg për rolin e tij në përplasjen fatale në detin Balltik ku dy njerëz humbën jetën.

Helikopterët kishin kërkuar për dy ditë pas aksidentit trupat e marinarëve të humbur por hoqën dorë pas gjetjes së një trupi në anijen e përmbysur.

“30-vjeçari britanik që drejtonte transportuesen MV Scot Carrier, u dënua me një vit e gjysmë burg nga gjykata e Kopenhagen për përplasjen ku humbën jetën dy marinarë danezë,” tha prokuroria.

Ata shtonin se drejtuesi i mjetit kishte qenë i pirë dhe u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia, deh do të deportohet nga Danimarka pas dënimit.

Aksidenti i rëndë ndodhi natën e dhjetorit 13 në ujërat mes portit suedez Istad dhe ishullit danez Bornholm.
Peshkarexha daneze Karin Hoj, ishte goditur nga transportuesja e madhe britanike dhe u përmbys, duke vrarë dy marinarët në bord.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat