Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Afganistanin, derisa vendi merret me efektet e tërmetit shkatërrues të sotëm.
“Gjatë orëve të fundit, një tërmet shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha në Afganistan. Dëshiroj të shpreh afërsinë time me të lënduarit dhe ata që janë prekur nga tërmeti. Dhe, në veçanti, lutem për ata që humbën jetën dhe për familjet e tyre”, tha Françesku.
“Shpresoj se, me ndihmën e të gjithëve, ne mund të lehtësojmë vuajtjet e popullatës së dashur afgane”, shtoi ai.
Kujtojmë se sot Afganistani u godit nga një termet 5.0 ballë i cili la të vdekur mbi njëmijë persona dje njëmijë e 500 të lënduar.
Ky tërmet është goditja më e fortë që ka përjetuar Afganistani ndër dekada.