Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan propozoi sot vendosjen e dënimit me vdekje për ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve në pyje.
“Cili duhet të jetë dënimi? Dënimi me vdekje? Unë mendoj se duhet të dënohet me vdekje”, tha Erdogan para gazetarëve në qytetin e Marmarisit, i cili është goditur nga zjarret shkaku temperaturave të larta.
“Jemi të lumtur mbi të gjitha që nuk ka pasur humbje jetësh dhe nuk është raportuar ndonjë i zhdukur”, tha ai, raporton dailysabah.
Turqia e hoqi dënimin me vdekje në vitin 2002, kështu që përpara se i pari i shtetit turk të merrte një vendim përfundimtar, parlamenti do të duhej ta votonte fillimisht atë.
Zjarri në Marmaris, i cili po shkakton dëme që nga dita e martë, dogji 4000 hektarë pyll dhe 435 njerëz u evakuuan.
Verën e kaluar, flakët që u ushqyen nga erërat e forta dhe temperaturat përvëluese shpërthyen pyjet në rajonet e Mesdheut dhe Egjeut të Turqisë, duke përfshirë Marmaris.
Zjarret, të cilat vranë të paktën tetë njerëz dhe kafshë të panumërta, u përshkruan si më të këqijat në historinë e Turqisë.