Emisari i BE-së Lajçak, gjatë vizitës në Beograd ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Lajçak tha se përveç dialogut me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi.
“Takova gjithashtu edhe kryetarin e Kuvendit Daçiq për ta përditësuar atë me gjendjen e dialogut. Gjatë takimit tonë, diskutuam edhe për situatën e brendshme politike në Serbi”, ka shkruar Lajçak.
Sllovaku gjendet për vizitë tre ditore në Serbi, pasi qëndroi për tre ditë në Kosovë.