Mediet greke kanë publikuar pamjet nga grabitja e një kioske në Neo Heraklio.
Nga pamjet e publikuara duken 2 hajdutët e maskuar me kokore, të cilët afrohen te kioska dhe neutralizojnë pronarin duke e kërcënuar me pistoletë.
Ndërkohë autori i tretë kontrollonte rrugën. Hajdutët vodhën nga kioska 600 euro.
Pasi morën paratë hajdutët hipën në motorin që kishin parkuar aty pranë dhe u larguan.
Autoritetet policore arritën të identifikojnë autorët e grabitjes.
Dy prej tyre janë arrestuar. Ndërsa autori i tretë është në kërkim.
Bëhet me dije se dy grabitësit që u arrestuan janë vëllezër.