Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont, nuk do të rimarrë vendin e tij në Parlamentin Evropian.
Kështu ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë, sipas të cilës, është Spanja dhe jo Parlamenti Evropian që po e pengon Puigdemont-in të rimarrë punën e BE-së.
Puigdemont dhe ish-ministri i Shëndetësisë i Katalonjës, Antoni Comín, i kishin kërkuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të anulonte vendimin e mëparshëm për përjashtimin e të dyve.
Ata kërkonin edhe dëmshpërblim, të cilin e kishin humbur më herët për shkak të përjashtimit, njoftojnë mediet botërore.
Bëhet e ditur se Puigdemont dhe Comín jetojnë në mërgim, pasi u akuzuan nga qeveria spanjolle, pos tjerash, për rebelim dhe nxitje në lidhje me përpjekjen për pavarësinë e Katalonjës, katër vjet më parë.