Tërmet në Gjermani

Evropë

Tërmet në Gjermani

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 16:01
Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.2 ndodhi rreth mesditës të së shtunës, në orën 13:47 me kohën lokale, pranë Balingenit, regjionit të Baden-Wurttembergut në Gjermani.

Kështu raportohet nga Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).

Tërmeti është lokalizuar në një thellësi të cekët prej 10 km.

Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa ato të thellat pasi janë më afër sipërfaqes.

Nga të dhënat paraprake sizmike, tërmeti është ndjerë nga shumë persona në zonën e epiqendrës.

Nuk raportohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat