Met Office e ka lëshuar një paralajmërim për motin ekstrem për të dielën në Britani të Madhe, pasi të hënën pasdite pritet që temperaturat të rriten deri në 34 gradë celsius.
Alarmi i rrallë i qelibarit po përdoret për të paralajmëruar njerëzit për problemet e mundshme të shëndetit dhe transportit të shkaktuara nga nxehtësia.
Paralajmërimi i cili është për pjesën më të madhe Anglisë dhe të Uellsit do të zgjasë deri në fillim të javës së ardhshme.
Prezantuesi i motit në BBC, Chris Fawkes tha se kjo e hënë ishte dita më e nxehtë e vitit deri më tani.
Ai tha se pjesët lindore të Anglisë, duke përfshirë Cambridgeshire, mund të kenë rritjen e temperaturave deri në 34 gradë celsius.
Temperaturat mund të mbeten të larta gjatë natës deri të martën, duke e bërë atë një natë të pakëndshme për shumë njerëz.
Met Office po i këshillon njerëzit të qëndrojnë brenda ku është e mundur dhe të pinë shumë lëngje për të përballuar nxehtësinë.
Prindërit gjithashtu inkurajohen të kufizojnë ekspozimin e fëmijëve të tyre në diell, shkruan BBC.