“Për fat të keq...”, kërcënon aleati i Putinit: Bota afër humnerës së një lufte të madhe

Evropë

“Për fat të keq...”, kërcënon aleati i Putinit: Bota afër humnerës së një lufte të madhe

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 21:43
Aleksander Lukashenko

Presidenti bjellours Aleksander Lukashenko ka paralajmëruar me përshkallëzim drejt një lufte bërthamore në Ukrainë, nëse Perëndimi vijon me politikat aktuale.

"Për fat të keq, kjo politikë perëndimore po e çon botën afër humnerës së një lufte të madhe, ku siç e dini nuk do të ketë më fitues", ka thënë ai në një ceremoni diplomimi të oficerëve të rinj.

Sipas tij, Perëndimi nën drejtimin e SHBA-ve po çmonton sistemin e sigurive ndërkombëtare, duke dalë madje edhe kundër interesave të tyre.

Lukashenko ka deklaruar se edhe anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO u bë pa pyetur popullsinë e këtyre vendeve, ndërkohë që me luftën në Ukrainë ka nisur një valë e gjerë operacionesh rikonjicioni ajror që parathotë zgjerim të rrezes së veprimeve ushtarake.

Ndërkohë që Lukashenko ka deklaruar këto, në Ukrainë, presidenti Zelenskiy njoftohet se ka urdhëruar përgatitjen e një plani për rimarrjen e zonave të juglindjes, aktualisht nën kontrollin rus. 

Media të ndryshme bëjnë me dije se operacionet e shtabit ukrainas, ndërtohen mbi supozimin e furnizimeve nga Perëndimi, një element ky kyç i strategjisë aktuale dhe që është përmendur disa herë nga Kremlini se mund të shkaktojë përshkallëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat