Rritet në 43 numri i personave të vrarë në sulmin në rajonin e Donetskut

Evropë

Rritet në 43 numri i personave të vrarë në sulmin në rajonin e Donetskut

Nga: A.ZH Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:16
Puna e shpëtimit ende nuk ka përfunduar, thanë shërbimet e urgjencës

Numri i njerëzve të vrarë pasi një bllok apartamentesh u godit nga një raketë ruse gjatë fundjavës është rritur në 43.

Sulmi në qytetin lindor të Ukrainës, Chasiv Yar në rajonin e Donetsk ndodhi të shtunën dhe shkatërroi tre ndërtesa, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Puna e shpëtimit ende nuk ka përfunduar, thanë shërbimet e urgjencës.

Më shumë se 420 ton rrënoja tashmë janë pastruar nga zona dhe nëntë persona janë shpëtuar nga nën rrënoja.

Zyrtarët ukrainas e kanë përshkruar sulmin si "një tjetër sulm terrorist", me shefin e shtabit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, duke bërë thirrje që Rusia të caktohet si një sponsor shtetëror i terrorizmit.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët.

Të hënën, ajo tha se sulmi kishte "shkatërruar pikën e vendosjes së përkohshme" të një njësie të mbrojtjes territoriale të Ukrainës./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat