Presidenti ukrainas paralajmëron për rrugë vërtet të vështirë përpara

Evropë

Presidenti ukrainas paralajmëron për rrugë vërtet të vështirë përpara

Nga: A.ZH Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:23
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se do të jetë një "rrugë vërtet e vështirë" përpara vendit të tij, derisa pushtimi rus vazhdon.

Duke folur në një postim në Telegram, Volodymyr Zelensky gjeti gjithashtu një moment për të falënderuar "njerëzit e zakonshëm" për punën e tyre për të ndihmuar vendin, përcjell Bota sot.

"Një rrugë vërtet e vështirë është përpara. Të gjithë e kuptojnë këtë. Por është gjithashtu e qartë se ajo që na pret është suksesi i shtetit tonë", tha ai.

"Kur miliona njerëz punojnë sinqerisht për këtë - secili në nivelin e vet - rezultati do të jetë i pashmangshëm”, shtoi ai./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat