Serbia nuk i bashkohet masave të reja të BE-së kundër Iranit

Evropë

Serbia nuk i bashkohet masave të reja të BE-së kundër Iranit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 19:46
Aleksandar Vuçiq

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor që nuk ka respektuar masat e reja kufizuese të BE-së kundër Iranit, raportoi B92 të mërkurën.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, njoftoi sot se vendimit të miratuar nga Këshilli Evropian më 27 qershor i janë bashkuar edhe vendet kandidate: Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, vendet e EFTA-s, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia dhe anëtarët e Zonës Ekonomike Evropiane.

Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimin e Këshillit dhe BE-ja e merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret atë, shtohet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat