Televizioni shtetëror rus “Russia Today” gjen strehë në Serbi pasi u ndalua në Bashkimin Evropian

Evropë

Televizioni shtetëror rus “Russia Today” gjen strehë në Serbi pasi u ndalua në Bashkimin Evropian

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Televizioni shtetëror rus “Russia Today” do të hap zyre përfaqësuese në Serbia, lajmëruan mediat serbe.

“Russia Today”, është ndaluar të operojë në Bashkimin Evropian për arsye “të nxitjes dhe mbështetjes së agresionit rus në Ukrainë”.

Hapjen e këtij kanali në Serbi e kanë konfirmuar për mediat serbe rrjeti më i madh propagandastik rus “Sputnik”.

“Po ashtu është. Ajo nuk do të fillojë të punojë tani në Serbi, por është duke u përgatitur”, thotë ajo.

Këshilli i BE-së vendosi që në mars të pezullojë shpërndarjen e mediave shtetërore ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” në të gjithë BE-në.

Sanksionet mbulojnë të gjitha mjetet e transmetimit dhe shpërndarjes, siç janë kabllot, satelitët, IPTV, platformat, faqet e internetit dhe aplikacionet dhe pezullohen të gjitha licencat, autorizimet dhe marrëveshjet përkatëse për shpërndarjen, tha Këshilli i BE-së.

Në Bruksel, vlerësuan se këto dy media janë instrumente të rëndësishme në “nxitje dhe mbështetje të agresionit rus” kundër Ukrainës dhe se ato përfaqësojnë një “kërcënim të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për rendin publik dhe sigurinë e BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat