Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë konferencës ndërkombëtare në Hagë, ka njoftuar se Federata Ruse ka rrëmbyer rreth 200,000 fëmijë dhe i ka nxjerrë nga territori i Ukrainës.
"Është ende duke u vërtetuar se sa fëmijë kanë rrëmbyer dhe nxjerrë nga Ukraina forcat ruse.
Shifra paraprake është e tmerrshme, rreth dyqind mijë fëmijë," tha Zelensky.
Ai më pas theksoi se si rezultat i agresionit rus, dhjetëra mijëra ukrainas janë vrarë, torturuar dhe gjymtuar dhe miliona njerëz janë dëbuar në Rusi.