Zëvendës-kryeministrja belge jep dorëheqje, shkaku i sëmundjes së burrit

Evropë

Zëvendës-kryeministrja belge jep dorëheqje, shkaku i sëmundjes së burrit

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 21:57
Sophie Wilmes

Ministrja e Jashtme belge dhe njëherësh zëvendëskryeministre Sophie Wilmes, ka dhënë dorëheqjen, njoftoi kabineti të enjten, për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj, ish-futbollistin australian Chris Stone i cili është diagnostikuar me kancer në tru.

Wilmes, e cila ishte kryeministre e Belgjikës në 2019-2020 dhe gruaja e parë në atë rol, ka dhënë përkohësisht dorëheqjen në prill për të njëjtën arsye, duke deklaruar më pas se situata do të rivlerësohej gjatë verës.

“Sëmundja e burrit tim do të jetë një betejë e vështirë që unë dua ta luftoj përkrah tij dhe përkrah fëmijëve tanë,” tha Wilmes në deklaratë. “Detyrat e mia aktuale në qeveri nuk do të më lejonin ta bëja këtë.”

Në prill, kryeministri Alexander De Croo mori përkohësisht detyrat e Wilmes për punët e jashtme. “Faleminderit për përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë viteve. Kjo nuk është lamtumirë, derisa të takohemi përsëri,” i tha De Croo – Wilmes në një postim në Twitter.

Mirëpo, gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj ka detyruar ministren Sophie Wilmes që të marrë përsëri një shkëputje nga posti i saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat