Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë vazhdojnë krahas luftimeve në Ukrainë. Së fundi avionet vëzhgues të NATO-s kanë kapur dy avionë sulmues të Rusisë që po fluturonin fare pranë hapësirës ajrore aleate.
Lajmi eshte publikuar nga NATO ne faqen zyrtare ku thuhet se kanë qenë avionët përgjues të forcave të armatosura norvegjeze që konstatuan dy avionët rusë Su 33 dhe Mig 29.
Njoftimi në faqen zyrtare të NATO-s:
Nuk janë vetëm avionët luftarakë që përgjojnë dhe identifikojnë aktivitetin #rus.
Syri i NATO-s në Veri, Luftforsvaret Orion dhe DA-20 Jet Falcon kapën luftëtarët rusë SU-33 Flanker D dhe MiG-29K Fulcrum që fluturonin afër hapësirës ajrore aleate në Veriun e Lartë.
Fotografitë janë publikuar nga Forca Ajrore Mbretërore Norvegjeze.