Në njoftim thuhet se “Këshilli i BE-së ka miratuar sot vendimin për vazhdimin e mandatit të dërguarit special për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit dhe çështjeve të tjera në Ballkanin perëndimor, Miroslav Lajçak “.
Të dërguarit special të BE-së, Lajçak mandati i punës i është vazhduar për dy vitet plota deri në fund të gushtit 2024, thuhet në kumtesë.
Si dihet, i dërguari special në këtë funksion erdhi me 2 prill 2020 me propozimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Zhosep Barel me miratimin dhe pëlqimin e shefave të diplomacive të vendeve të BE-së