Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha sot se nuk i shkon mendja të shantazhojë askënd dhe as të mbrojë dikë.
Sidomos, siç ka thënë Abazoviq, nëse ai personin ka shkelur ligjin, raportojnë mediat malazeze.
Abazoviq e tha këtë në parlament gjatë “orarit të kryeministrit” në përgjigje të pyetjes së deputetit të Frontit Demokratik, Milan Knezeviq “nëse është e vërtetë se ai e kërcënoi presidentin Milo Gjukanoviq me arrest” nëse DPS anulon mbështetjen për qeverinë malazeze.
“A është e vërtetë dhe a përmendët ndonjë aplikacion Sky në rastin e presidentit Gjukanoviq”, pyeti Knezheviq.
Duke iu përgjigjur Knezeviqit, Abazoviq kujtoi se ai e mirëpret kërcënimin e DPS-së me votën e mosbesimit ndaj qeverisë dhe shtoi se ai nuk duhet të jetë “fundi i botës”.
“Le të marrin qëndrimin e tyre dhe të udhëheqin politikën, kjo është e drejta e tyre”, tha Abazoviq.
Kryeministri theksoi gjithashtu se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare gjithashtu nuk përbën problem.
Ndryshe, Gjukanoviq dhe Abazoviq gjatë ditës së djeshme janë takuar dhe kanë tejkaluar mosmarrëveshjet rreth bashkëqeverisjes.