Një fshat në Greqi i quajtur Vatera i Mytilinit, është kthyer në një ferr, pas zjarrit që ra mëngjesin e së shtunës
Teksa kishte shkuar në vendngjarje për të raportuar, gazetari Giannis Sinani, u përball me flakët që përhapeshin me shpejtësi, teksa ishte në makinën e tij.
Në këtë moment ai e kuptoi që nuk mund ta vazhdonte dot rrugën, Sinanis u detyrua të hidhet në det për të shpëtuar nga zjarri, ndërsa u shpëtua më vonë nga një mjet i rojës bregdetare.
Giannis Sinanis u detyrua të ecë 8 kilometra përgjatë plazhit, derisa situata filloi të vështirësohej dhe kështu ai vendosi të hidhet në ujë për të shpëtuar.