Hungaria e ka raportuar temperaturën më të lartë gjatë natës në 128 vitet e fundit – 25.4 gradë, njoftoi Departamenti i Meteorologjisë të hënën.
“Temperatura më e lartë e natës ishte regjistruar në qytetin Szeged më 24 korrik 1894 – 24.6 gradë dhe temperatura (e tanishme) ishte 25.4 gradë në kryeqytetin Budapest dje”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë.
Temperaturat do të ulen nga e marta dhe në disa rajone priten reshje shiu, por temperaturat do të rriten përsëri në ditët e ardhshme, thuhet më tej në deklaratë.
Evropa po ballafaqohet me temperatura ekstreme. Mbi 330 njerëz vdiqën nga vapa në Spanjë dhe Portugali vitin e kaluar. Britania e Madhe e regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë të martën e kaluar.