​Aeroporti i Stambollit më i frekuentuari në Evropë

Evropë

​Aeroporti i Stambollit më i frekuentuari në Evropë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Aeroporti i Stambollit është renditur i pari mes aeroporteve evropiane me rreth 5.9 milionë pasagjerë në muajin qershor.

Aeroporti i Stambollit nisi zyrtarisht fluturimet në tetor të vitit 2018 dhe është një nga aeroportet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në botë. Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë publikoi raportin e tij për trafikun ajror për tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të fundit, qarkullimi i pasagjerëve në aeroportet e Evropës është rritur me 247 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Siç theksohet në raport, në aeroportin e Stambollit në qershor numri i pasagjerëve u rrit në 115.4 për qind krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aeroporti i Stambollit u rendit i pari mes aeroporteve evropiane me rreth 5.9 milionë pasagjerë në muajin qershor.Më pas vijojnë aeroportet në Londër, Paris, Amsterdam, Frankfurt, Madrid dhe Barcelonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat