Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se vdekja e dhjetëra të burgosurve në një burg të mbajtur nga Rusia tregoi se duhet të ketë një njohje të qartë ligjore se Rusia ishte një sponsor shtetëror i terrorizmit.
Zyrtarët nga Rusia dhe autoritetet separatiste në Donetsk, thanë se sulmi në burgun në Olenivka, në rajonin e Donjeckut të kontrolluar nga Rusia vrau 53 të burgosur ukrainas të luftës dhe plagosi 75, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
"Unë po i bëj thirrje veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet një vendim dhe është i nevojshëm tani," tha Zelensky në një fjalim me video të premten natën vonë.
Ukraina pretendon se forcat ruse ishin pas saj në një përpjekje për të mbuluar torturat e të burgosurve të luftës, ndërsa Rusia thotë se ndërtesa ishte në shënjestër të Ukrainës dhe se disa nga stafi i saj i burgut u lënduan.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka ofruar të ndihmojë në evakuimin e të burgosurve të luftës të plagosur nga burgu./BS