Sa tragjike! Iku për t’i shpëtuar luftës, humb jetën pasi mbytet në liqen në Itali.
Mariia Markovetska, u mbyt të mërkurën në Revine Lago, në provincën e Trevisos, ndërsa kishte vetëm disa muaj që kishte mbërritur në Itali, sipas mediave të huaja.
Ajo kishte mbërritur në Itali me nënën e saj pas fillimit të luftës në Ukrainë, dhe ndodhej me Grest, grupi veror i oratorisë së Collegio San Giuseppe in Vittorio Veneto në momentin që u largua nga e ëma.
Shoqëruesit ngritën alarmin sapo kuptuan se fëmija nuk ishte më në grup. Kur shpëtuesit e nxorën nga liqeni, ishte tepër vonë. Maria kishte humbur jetën tashmë. Ajo u gjet nga një çift turistësh belgë të cilët po ecnin në ujin e cekët të bregut, kur panë trupin e shtrirë të vogëlushes.
Ishte një zjarrfikës 42-vjeçar, Giacomo Chiaramonte, që u zhyt dhe nxori fëmijën në breg: burri u përpoq menjëherë ta sillte në jetë fëmijën por pa suksses. Trupi i pajetë u transportua në morgun e Vittorio Veneto ku do të kryhet autopsia.