Europa regjistron vdekjen e dytë nga lia e majmunit

Evropë

Europa regjistron vdekjen e dytë nga lia e majmunit

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Spanja ka regjistruar sot vdekjen e dytë nga lia e majmunit, e cila vie vetëm një ditë pas vdekjes së parë së regjistruar.

Kjo është vdekja e tretë e regjistruar jashtë Afrikës.

Spanja raportoi vdekjen e saj të parë të premten, pak pasi Brazili raportoi vdekjen e parë nga lija e majmunëve jashtë kontinentit afrikan gjatë valës aktuale të sëmundjes, raportoi Reuters.

Sipas raportit të 22 korrikut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë raportuar vetëm pesë vdekje.

OBSH e ka shpallur shpërthimin e lisë së majmunit emergjencë globale shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat