Policia e Rovinjit ka arrestuar një shtetas norvegjez (81) nën dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprën penale të shfrytëzimit të fëmijëve për pornografi, përkatësisht se ka fotografuar fëmijë të zhveshur, njoftoi sot policia e Istrisë.
Sipas policisë, një roje sigurie në një resor turistik në zonën e Rovinjit kishte pikasur pasditen e së enjtes një burrë të ulur pranë parkut të fëmijëve dhe që mbante një telefon mobil në dorë.
Me dyshimin se po fotografonte fëmijë të zhveshur, roja i sigurisë thirri policinë dhe policët kontrolluan telefonin, tabletin dhe USB-në e shtetasit norvegjez.
Ata gjetën foto dhe video që shfaqnin fëmijë të zhveshur, si dhe përmbajtje të tjera inkriminuese.
I dyshuari të premten është dërguar në njësinë e mbajtjes në Drejtorinë e Policisë së Istrias, nën dyshimin se ka kryer vepër penale.