Përveç faktit se në qarqet diplomatike është jashtëzakonisht pa shije të nisësh një letër me fjalinë, “Jam kaq i emocionuar” dhe kështu të theksosh veten në plan të parë, duke shkruar në të njëjtën kohë sikur të jesh në klasën e dytë të fillores, letra e kryediplomatit serb në gjuhën angleze është bërë virale dhe objekt talljeje.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikola Selakoviq, ka shkruar një letër gjatë vizitës në Venezuelë dhe për hir të bashkëpunimit të mirë mes dyja vendeve.
Ai e publikoi letrën në llogarinë e Twitterit dhe përmbajtja e saj është, thënë më butë, analfabete, raporton nova.
💬 The Republic of #Serbia is considering #Venezuela as a friendly country and we would like to boost our cooperation on the benefit for both nations - FM #Selakovic upon arrival at the @IAIM_VE.
— MFA Serbia 🇷🇸 (@MFASerbia) August 10, 2022
🇷🇸🤝🇻🇪
📍🛬 #Caracas pic.twitter.com/JlCrZqmHyH
Fjala “mundësi (oportunity)” në anglisht shkruhet me dy shkronja “p”, në vend të një, siç shkruan Selakoviq.
Në ndërtimin e fjalisë së kryer nga Selakoviq duhet të shkruhet “There IS much more (Ka shumë më tepër)” në vend të “there are (ka)”, siç ka shkruar ministri.
“Mbledhje” është ndoshta fjala më skandaloze e shkruar. Ministrit i ka munguar plotësisht drejtshkrimi i kësaj fjale, kështu që në të vërtetë nuk do të thotë asgjë – ashtu siç e ka shkruar.
Në vend të “gathering”, si “mbledhje”, Selakoviq ka shkruar “gettiering”.
Injoranca e Selakoviqit për gjuhën angleze edhe në të kaluarën ka lënë për të dëshiruar.