Anna Zaitseva, bashkëshortja e një ushtari të Batalionit Azov, ka thënë se është nxjerrë me forcë nga një autobus me të evakuuar nga ushtarët rusë.
Ajo është dërguar në kampin e filtrimit Bezimene, në lindje të Mariupolit.
Ajo ka treguar për kontrolle trupore në kushte johigjienike dhe për kërcënimet që kanë pasuar.
“Unë e di se ata iu kanë thënë grave të tjera se do t’jua dërgojnë atyre kokat e bashkëshortëve të tyre në kuti”, ka rrëfyer Zaitseva.