49-vjeçarja në Messini të Greqisë, e cila u sulmua me acid nga i shoqi rrezikon të humbasë syrin e djathtë.
Sipas menaxheres së spitalit të Kalamatës, Eleni Aliferi, 49-vjeçarja fatkeqe e cila u sulmua me acid klorhidrik mund të humbasë syrin e djathtë.
“Aliferi ka një djegie të rëndë kimike të shkallës 3-4 në syrin e djathtë. Ekziston një rrezik serioz që nëse gjendja e saj nuk përmirësohet, ajo mund të humbasë edhe shikimin. Pjesa tjetër e fytyrës është në gjendje të mirë”,-tha për protothema.gr drejtuesja e spitalit të Kalamatës, zonja Eleni Aliferi.
49-vjeçarja e cila punonon si pastruese në Analipsi në komunën e Messinit është sulmuar në orët e para të së mërkurës.
Sipas informacioneve, ai ka blerë acid për rrobat në supermarket dhe më pas i ka shkuar 49-vjeçares në punë për ta sulmuar.
Sipas gazetës Eleftheria, burri ka vëzhguar viktimën në errësirë dhe kur ajo shkoi të hapte lavanderinë në orën 4 të mëngjesit dhe e sulmoi.
Burri me kapuç, me një leckë të lagur me acid, u përpoq t'i mbulonte gojën që ajo të mos bërtiste.
Ajo ka rezistuar me aq sa ka mundur, por ai ka arritur t'i derdhë acidin në fytyrë.