Kryeministrja finlandeze në një festë të “çmendur”, qytetarët e ‘bombardojnë’ me kritika

Evropë

Kryeministrja finlandeze në një festë të “çmendur”, qytetarët e ‘bombardojnë’ me kritika

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 08:25
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë në epiqendër të kritikave.

Kjo pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër alegro në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

Me sa duket kryeministrja finlandeze ka qenë duke festuar me miqtë e saj, duke konsumuar pije alkoolike, kërcyer dhe kënduar.

Nga video ajo duket se po shijon momentin me shokët dhe shoqet, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat