Numri i të vdekurve në Kharkiv të Ukranës është rritur në 17 pasi raketat ruse kanë goditur një numër të konsiderueshëm ndërtesash banimi, ka njoftuar të enjten guvernatori lokal, Oleh Synehubov, shkroi BBC-ja.
Përmes një mesazhi në Telegram, Synehubov njoftoi se përveç 10 personave që ishin shpallur të vdekur më herët, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe shtatë trupa tjerë nga rrënojat
“Mes të vdekurve ishte edhe një djalë i lindur në vitin 2009”, ka thënë ai.
Si pasojë e sulmeve me raketa edhe 42 persona mbetën të plagosur.