Ishte një nga ngjarjet më të rënda në Britani vitin e shkuar. Një burrë vrau gruan e tij natën e parë të martesës.
Pas aktit të tmerrshëm ai e vendosi gruan e vdekur në një valixhe të cilën e hodhi pas shkurreve pranë shtëpisë së viktimës në West Yorkshire.
Autori Thomas Nutt 46 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm me një minimum prej 21 vitesh.
Trupi i gjyshes 52-vjeçare Daën Walker u gjet katër ditë pasi ajo u martua me Thomas Nutt në tetorin e vitit të kaluar.
Siç u bë e ditur në sallën e gjyqit, autori e futi trupin në një dollap para se ta transferonte në valixhe.
Në fakt, ai ka vazhduar dekompozimin e trupit të pajetë duke thyer eshtrat për ta futur gruan e vdekur në valixhe.
Në enigmën e tmerrit përfshihen edhe gënjeshtrat e vrasësit të bashkëshortit për familjen e 52-vjeçares, në të cilat ai ka paraqitur një imazh të deformuar, bazuar, përmes mesazheve, mbi problemet e supozuara psikologjike me të cilat përballej gruaja.
I pashqetësuar, fill pas krimit brutal, autori po festonte Halloween...