Telashet duket se nuk kanë fund për kryeministren finlandeze Sanna Sarin, pas publikimit të një video ku dukej se ajo kërcente e këndonte me miqtë e saj, në rrjet është publikuar një tjetër video.
Kësaj radhe Sanna Marin është filmuar duke kërcyer në një klub nate me një burrë , për të cilin mediat finlandeze thonë se është këngëtari Olavi Usivirta
Pas publikimit të këtyre pamjeve Kryeministrja finlandeze, u ndodh në një presion të madh nga opozita finlandeze që e shtyu atë të bënte një test droge të premten.
“Edhe pse e konsideroj të paarsyeshme kërkesën për të bërë një test droge, për mbrojtjen time ligjore dhe për të fshirë çdo dyshim, unë bëra një test droge, rezultati i të cilit do të jetë i disponueshëm pas një jave apo më shumë dhe do tu vihet menjëherë në dispozicion mediave . Ajo që mund të them me siguri është se kurrë në jetën time, edhe në rininë time, nuk kam marrë asnjë lloj droge. ”
Marin shtoi se natën kur po festonte me miqtë e saj, ajo ishte në gjendje të kryente detyrën dhe se do të largohej nga festa nëse do t’i kërkohej të punonte.
Videot e saj, në të cilat Marin festonte me persona me ndikim dhe artistë të njohur finlandezë filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale këtë javë, dhe ato u publikuan shpejt nga disa media në Finlandë dhe jashtë saj.
A new video of Prime Minister Sanna Marin’s “party scandal” appeared in Finland today.
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 19, 2022
Seiska writes that Marin, who is married and has been in that relationship for 18 years, was seen in many questionable situations.
Iltalehti has a sound expert confirming “flour-gang”. pic.twitter.com/Nj5A71R8Rd