Ukrainasit thonë se nuk janë të përfshirë në vrasjen e Daria Dugin – bijës së mikut të ngushtë të Vladimir Putinit

Evropë

Ukrainasit thonë se nuk janë të përfshirë në vrasjen e Daria Dugin – bijës së mikut të ngushtë të Vladimir Putinit

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:49
Mihailo Podolyak

Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk është e përfshirë në sulmin që i solli vdekjen Daria Dugin, vajzës së ideologut rus Alexander Dugin.

Në anën tjetër Rusia po akuzon Ukrainën për pjesëmarrje në këtë sulm.

“Ukraina natyrisht se nuk ka të bëjë asgjë me shpërthimin e djeshëm sepse nuk jemi shtet kriminal sikurse Federata Ruse, e aq më pak shtetet terrorist”, shtoi Podolyak.

Madje ai theksoi se ekzistojnë dy arsye se pse rusët i kanë bërë këto pretendime. E para është se me këtë po tentojnë të krijojnë kushte për mobilizim publik. Gjithashtu, aktualisht në Rusi ka grupe të ndryshme luftarake që nuk janë nën kontrollin e shtetit.

Se vrasja brenda shtetit të Rusisë është një qërim hesapesh, ka paralajmëruar Kamil Galeev, gazetar dhe ekspert për Rusinë “moderne”.

Ai theksoi se Daria Dugin kishte ndërtuar karrierë politike, dhe se krijimi i lidhjeve pa lejen e Rusisë mund të konsiderohet nga Kremlini si pabesi.

Kujtojmë që nga shpërthimi i veturës në afërsi të Moskës është vrarë Daria Dugin, vajza e ideologut të “botës ruse”, Alexander Dugin dhe një prej propaganduesve më të mëdhenj të pushtimit rus në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat