​Munih: Një makinë u përplas në një hotel në aeroport, ndërtesa pothuajse u shemb

Evropë

​Munih: Një makinë u përplas në një hotel në aeroport, ndërtesa pothuajse u shemb

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Një burrë me sa duket i dehur përplasi makinën e tij në një hotel në aeroportin e Munihut pas një grindje me një të njohur, njoftoi sot policia gjermane.

Hoteli duhej të evakuohej sot në mëngjes pasi ekzistonte rreziku që ndërtesa të shembet, tha një zëdhënëse e policisë.

Pas kontrollit u konstatua se hoteli është i sigurt. Shoferi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital dhe nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Zëdhënësja e policisë tha se burri me siguri ka qenë i dehur, gjë që do të vërtetohet përmes analizave të gjakut, si dhe nëse ka konsumuar ndonjë lëndë tjetër, raportojnë mediat gjermane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat