Vdes zyrtari i lartë i BE-së

Evropë

Vdes zyrtari i lartë i BE-së

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:22
Mauro Petriccione

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian të Veprimit Klimatik. Mauro Petriccione ka ndërruar jetë, të martën.

Për të ka shkruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, duke shprehur ngushëllime.

“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Mauro Petriccione, Drejtori ynë i Përgjithshëm për Veprimin Klimatik”, ka shkruar ajo në Twitter.

 

“Mauro ishte një koleg i dashur, i respektuar. Puna e tij i dha atij respekt dhe miqësi në Evropë dhe më gjerë”.

“Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij në këto kohë të trishtuara”, ka shkruar der Leyen. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat