Në qytetin Kocaeli të Turqisë dy grupe janë përleshur me shqelma dhe grushte në plazh.
Sipas mediave turke, dyshohet se gjithçka ka nisur kur një person është rrahur me pretendimin se ka fotografuar fshehurazi një grua.
Kur personi që tentoi të arratisej është rrëzuar përtokë, është goditur me shkelma dhe rrahje nga qytetarët. Grupi i zemëruar është qetësuar nga disa qytetarë të cilët kanë ndërhyrë.
Sherri është kapur me celular nga disa qytetarë në plazh.